Robert Elsie | AL Literature | AL History | AL Photography | AL Folk Music | Kontakt |

 Lambertz.AlbanianPhotography.net

Robert Elsie

English   deutsch   shqip

Maksimilian Lamberc
Jeta

Koleksioni i Fotografive
të Maks Lambercit (1)

Italia e Jugut 1913-1914

Koleksioni i Fotografive
të Maks Lambercit (2)

Shqipëri 1916

Fotografi të tjera

Bibliografia të
Maksimilian Lambercit

Koleksioni i Fotografive të Maksimilian Lambercit
Italia e Jugut 1913-14

Maks Lamberc në Itali, 1913

Pak kohë para Luftës së Parë Botërore udhëtoi Maks Lamberc në Italinë e Jugut për të studiuar të folmet e shqipes të përdorur aty. Ky variant i gjuhë shqipes flitet prej rreth 20 000 personash, kryesisht në fshatrat malore të Kalabrisë dhe të Siqilisë. Gjuha arbëreshe është një variant mjaft i vjetër i gjuhës shqipe dhe ndryshon shumë nga gjuha standarde që flitet në Ballkan. Në udhëtimin e tij, Lamberci bëri disa fotografi të cilat prezantohen këtu. Për ato dihet shumë pak. Ne dimë se Lamberci kreu udhëtimin e tij në Italinë e Jugut në vitin 1913 dhe kryesisht në bashkësitë më veriore të shqiptarëve të Italisë, në Abruci dhe Molize, një rajon malor në jug të Peskarës. Ndër fshatrat kryesore arbëreshe të këtij rajoni janë: Badhesa (italisht: Villa Badessa) në provincën e Peskarës të Abrucëve, Këmarini (italisht: Campomarino), Munxhifuni (italisht: Montecilfone), Porkanuni (italisht: Portocannone) dhe Ruri (italisht: Ururi), të gjithë në provincën e Kampobaso-së në Molize.

Diapozitivat e mirëfilltë të fotografive ndodhen me numrin Pk 4949 në Arkivin Pamor të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë (Bildarchiv der Österreichischen Nationalbibliothek, Wien), të cilit jemi mirënohës për lejen e riprodhimit këtu.

 

Webdesign J. Groß 

Robert Elsie | AL Literature | AL History | AL Photography | AL Folk Music | Kontakt |